e rastin e marrjes së trofeut të lakmuar këtë të diel, pas suksesit të Argjentinës kundër Francës në finalen e Kupës së Botës (3-3, 4-2 me penallti), Lionel Messi veshi një pelerinë të zezë transparente, mbi fanelën e Albiceleste-s.
Një veshje e dhënë pak çaste më parë nga presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino dhe emiri i Katarit, Tamim bin Hamad Al-Thani.
Kjo pelerinë, e cila e befasoi Messin, në fillim i hutuar, është një pallto tradicionale arabe, që vishet nga burrat për raste të veçanta. Ajo është gjithashtu e lidhur me Mbretërinë. Këte veshje e veshin pjesëtarë të Mbretërisë ose liderët e fesë. Veshja iu dha Messit si një simbol nderi nga Katari.
The moment when a dream becomes reality #FIFAWorldCup | #Qatar2022
— FIFA World Cup (@FIFAWorldCup) December 18, 2022
j.l./ dita