Vriten dy shqiptarë dhe plagoset një grua në Athinë. Mediat greke: Atentat për larje hesapesh

Dy shqiptarë janë vrarë mbrëmjen e djeshme në Greqi. Protothema shkruan se në Polici është dhënë alarmi për të shtëna në një lokal në Nea Smyrni.

Dy shqiptarët ishin  të moshave 41 dhe 44 vjeç. E plagosur ka mbetur dhe një 31-vjeçare.

Ngjarja ka ndodhur jashtë një lokali të njohur në sheshin e Nea Smyrni, me pasojë një të vdekur dhe dy të plagosur, një prej të cilëve është grua.

Siç u bë e ditur, i armatosuri ishte duke qëndruar në një restorant i veshur me një maskë kirurgjikale për të mbuluar tiparet e tij dhe në një moment ai u doli nga vendi i tij i fshehur dhe hapi zjarr ndaj klientëve. Menjëherë pas kësaj ai ka nxituar të zhduket në këmbë në drejtim të panjohur.

Të dy të vdekurit janë me origjinë shqiptare dhe ndodheshin jashtë lokalit.

Një nga plumbat e gjuajtur nga i armatosuri ka goditur në shpinë një grua, e cila ishte pronarja e lokalit dhe është plagosur lehtë. E plagosura ndodhet jashtë rrezikut për jetën në spital.

Në vendngjarje, Policia ka gjetur tre gëzhoja 9 mm.

Mediat greke raportojnë se e gjithë ngjarja është për larje hesapesh mes dy shqiptarëve.

Një ditë pas krimit të dyfishtë, mediat greke shkruajnë se të dy viktimat janë me precedent penalë. Një prej tyre, sipas mediave greke njihej si vrasës me pagesë dhe ‘kumbari’ i zonës. Ai mblidhte ‘gjoba’ nga bizneset e zona, në këmbim të ‘mbrojtjes’ nga grupet e tjera.

Ndërsa shqiptari tjetër mësohet të ketë qenë truprojë në një nga klubet e natës. Megjithatë, identitetet e tyre nuk dihen ende.

j.l./ dita 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *