Është finalizuar operacioni i koduar “Vigjilje”. Uniformat blu bëjnë me dije se në flagrancë u kap 67-vjeçar Bajram Rexhda dhe 37-vjeçari banues në Durrës R.M.
Ndërkohë gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi Rezhda, u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Njoftimi:
Finalizohet operacioni policor i koduar “Vigjilje”, si rezultat i të cilit u parandaluan dhe u goditën një sërë krimesh kufitare. Operacioni, nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në kuadër të kontrolleve të shtuara në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, fishekzjarrëve dhe mallrave të tjera të kontrabanduara.
U kap në flagrancë, teksa transportonte në rimorkion e automjetit që drejtonte, 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të kontrabanduara, vihet në pranga 67-vjeçari.
I arrestuari transportonte edhe një shtetas 37-vjeç, me qëllim kalimin e kufirit në mënyrë të paligjshme. Vihet në pranga edhe 37-vjeçari, pasi tentoi të kalonte kufirin në mënyrë të paligjshme dhe me dokumente të falsifikuara.
Shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Durrës, si rezultat i kontrolleve me shërbime të shtuara dhe me pajisje të teknologjisë bashkëkohore, në prag të festave të fundvitit, me qëllim parandalimin e tregtimit dhe përdorimit të lëndëve piroteknike, goditjen e krimeve të tjera kufitare dhe ofrimin e një shërbimi cilësor për qytetarët në hyrje/dalje, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Vigjilje”.
Si rezultat i këtij operacioni, u arrestuan në flagrancë shtetasit B. R., 67 vjeç, banues në Tiranë dhe R. M., 37 vjeç, banues në Durrës.
Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Port Durrës, në automjetin që drejtonte shtetasi B. R., u gjetën 31 ora të markave të shtrenjta, 6 kuti me lëndë piroteknike (780 fishekzjarre dhe kapsolla) dhe mallra të tjera të dyshuara të kontrabanduara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Në vijim, gjatë kontrollit në këtë automjet, shërbimet e Policisë kapën shtetasin R. M., i cili transportohej nga 67-vjeçari, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit. Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik, shtetasit R. M. iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale, një dokument identifikimi i falsifikuar.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.