Elon Musk sondazh për dorëheqjen nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter/ Ja si votuan përdoruesit

Pronari i Twitter ka vendosur të hapë një sondazh në platformën që ai drejton, ku ka pyetur përdoruesit nëse duhet apo jo të vazhdojë të mbajë postin e drejtorit ekzekutiv. Përpara mbylljes së sondazhit ai u shpreh se do t’i përmbahej rezultateve të tij.

Me shumë se 17 milionë ndjekës dhanë mendimin e tyre lidhur me këtë pyetje dhe më shumë se gjysma e tyre votuan pro largimit të tij. Përkatësisht 57.5% e votuesve u shprehën në favor të dorëheqjes së Musk nga ky post.

Miliarderi, pronar i Tesla dhe Space X bleu platformën sociale për 44 miliardë dollarë në tetor të këtij viti. Ky vendim është shoqëruar me një sërë debatesh publike, njëri prej tyre që lidhej me rikthimin e llogarisë në këtë rrjet social të ish-presidentit amerikan Donald Trump.

Musk i është bindur sondazheve në Twitter, më parë. Atij i pëlqen të citojë frazën “vox populi, vox dei”, një frazë latine që përafërsisht do të thotë “zëri i popullit është zëri i Zotit”. Megjithatë, pavarësisht nëse jep ose jo dorëheqjen nga ky post, Musk do të vijojë të mbetet pronar i platformës.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *