Dy të vdekur dhe një i plagosur është bilanci tragjik i të shtënave në Greqi ku një shqiptar goditi me gaz viktimat e tij në një kafene në sheshin qendror të Nea Smyrni dhe u largua me vrap. Gjithçka nisi të dielën mbrëma kur një burrë, i veshur me të zeza dhe duke mbuluar plotësisht tiparet e fytyrës, mbërriti në një kafene në sheshin e Neë Smyrna, e cila ishte plot me njerëz, dhe në mënyrë profesionale goditi tre shqiptarë.
Njëri prej dy viktimave është qëlluar me dy plumba në kokë, ndërsa i dyti ka mbetur i plagosur rëndë në gjoks, por ai ka humbur jetën sapo ka arritur në Kryqin e Kuq. Nga të shtënat me armë ka mbetur e plagosur një vajzë, e cila ndodhej në atë kohë në kafene. Autori qëndronte pas disa shkurreve dhe priste momentin e duhur për të qëlluar dy burrat. Është e qartë se ai nuk donte thjesht të jepte një paralajmërim por t’i hiqte qafe.
Në vendin e të shtënave në atë kohë mes tyre kishte mjaft njerëz dhe shumë fëmijë që luanin aty pranë. Dy viktimat, sipas dëshmive, njiheshin në zonë pasi janë ndër ata persona që mblidhnin gjoba në dyqanet e Smirnës së Re. Sipas të dhënave, ekzekutimi ka ndodhur brenda 4 sekondave. Sulmuesi ka qëlluar gjithsej 7 herë. Autori rezulton të jetë profesionist, pasi mënyra se si e ka kryer ekzekutimin ka qenë e saktë dhe e shënjestruar. Kur afrohet, është i ftohtë, indiferent ndaj botës që e rrethon, nxjerr pistoletën nga një xhep i xhaketës, me dorën e djathtë.