Përdoruesit e Twitterit votojnë pro largimit të Elon Musk nga drejtimi i këtij rrjeti

Përdoruesit e Twitterit kanë votuar pro largimit të Elon Muskut nga drejtimi i këtij rrjeti social.

Kjo u bë e ditur të hënën nga Musk, në sondazhin online që e ka nisur ai, në profilin e tij zyrtar.


Nga 17.502.391 përdorues sa kanë marrë pjesë në votim, 57.5 për qind e tyre kanë votuar pro largimit, ndërsa 42.5 për qind, mendojnë se ai duhet të vazhdojë të jetë shef në Twitter.

Shefi i Teslas dhe i SpaceX, është kritikuar qëkur mori në drejtim Twitterin. Ai e bleu rrjetin social amerikan për 44 miliardë dollarë.

Për shkak të zërave kritikë, Musk pati deklaruar se vetëm përdoruesit e Twitterit mund të vendosin për apo kundër largimit të tij nga udhëheqja e rrjetit social.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *