Ironia e aktivistit Genc Sejko me Belind Këlliçin: Si nuk e di që vjehrri jot ka firmosur shembjen e pallatit?!

Aktivisti i shoqërisë civile dhe analisti Genc Sejko ka ironizuar kandidatin e Partisë Demokratike per Tiranën Belind Këlliçi.

Duke iu referuar kundërshtimit të kandidatit të djathtë  për pallatin e dëmtuar nga tërmeti në njësinë Nr.4, Sejko shpreh habinë se si nuk e di Belindi që shkresën per shembjen e atij pallati e ka firmosur vjehrri i tij.

“Belindi kalon gjithë natën me protestuesit e pallatit që do shembë bashkia në kombinat. Hallexhinjtë nuk e dinë që vendimin për prishjen e godinave e jep Instituti i Ndërtimit. Por ndërsa atyre dhe mund t’u falet kjo, si mund mos ta dijë Belindi që vjehrri i tij ka firmosur shkresën për shembjen e pallatit?!”, shkruan Sejko.

Kujtojmë që Belind Këlliçi bashkëjeton me vajzën e Drejtorit të Institutit të Ndërtimit Artan Shkreli.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *