Bojken Lako konfirmon për herë të parë lidhjen e re dhe ka dy fjalë për Semi Jaupajn

Prej disa ditësh, po qarkullon lajmi që kantautori i njohur Bojken Lako ka nisur një lidhje të re me një vajzë bionde. Fillimisht, qarkulluan disa foto, mirëpo konfirmimi erdhi nga ish-partnerja e tij, Semi Jaupaj në një emision.

I ftuar në emisonin “ABC e Mëngjesit”, Bojkeni ka pranuar për herë të parë se është në një marrëdhënie, por që nuk i pëlqen të flasë për jetën private.

“Jam në një marrëdhënie. E vërteta është se nuk kam reaguar. Sepse unë këto portalet i shoh si maskota. Është e vërtetë që jam në një lidhje, por nuk më pëlqen të flas për jetën private”, tha ai.

Më tej, sa i përket deklaratës së Semit, artisti u shpreh se vazhdon t’i ruajë raportet, pasi e vlerëson.

Nuk ka ndonjë ndjesi të veçantë. Unë kështu i kam pasur ndjesitë në jetë, i vlerësoj njerëzit për vlerat që kanë. Kjo është diçka që e ndjej. Po ashtu kam edhe mbështetje. Edhe partnerja ime është shumë ‘open mind’, e vlerëson, nuk bëhet pengesë”,-shprehet Bojken.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *