Gjon Karrica ka një mesazh për të gjithë shqiptarët: Bëni sa më shumë fëmijë…

Gjon Karrica është një ndër banorët më të komentuar të BBV Kosova. Së fundmi, ai ka marrë vëmendje pas një deklarate të bërë në shtëpi. Gjatë një diskutimi me konkurrenten tjetër  Shotën, ai tha se do ishte shumë më mirë nëse paratë nuk do të ekzistonin.

Më tej, ai shtoi se mirë do te ishte që të hiqej sistemi i punës që të punohet pesë ditë.

 “Me qenë se i heqin këto para krejt na kishin shpëtuar, nuk kisha thënë me bë para hiq, i kishim ndërruar gjërat, unë kam patate, ti ki tjetër gjë. Unë kisha shkuar për të punuar dy ditë herë në javë pa para vetëm që t’i kem të gjitha falas, kamarieri kishin punuar pa para tri herë në javë që t’i ketë të gjitha falas, nuk kish patur të pasur hiq do ishim të gjithë njëjtë, në markete ata punëtorët kishin punuar tre ditë fal, edhe ata te rrobat, kjo mundet me ardh, unë kisha punuar në javë tre ditë pa pare, por kur të dal për kafe e kam pa para, me ndryshuar sistemi, nuk kish pas shtresa, të gjithë do ishim njëjtë, nuk ekziston për momentin por besoj që do të vijë, krejt gjeneratat e reja nuk po duan të punojnë, problemi më i madhi është se duhet të hiqet sistemi që të punohet pesë ditë se jemi duke e dëmtuar botën shumë”, ka thënë ndër të tjera artisti.

Në fund, ai kishte edhe një porosi për të gjithë shqiptarët.

“Shqiptarë bëni sa më shumë fëmijë që ta marrim botën në dorë”, u shpreh ai.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *