Ndarja nga jeta e Pirro Manit/ Meta, Rama dhe Basha mesazh ngushëllimi: Ditë e trishtë për artin shqiptar

Presidenti Ilir Meta, kryeministri Edi Rama dhe kreu i PD, Lulzim Basha kanë përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta të aktorit dhe regjisorit Pirro Mani.

Ata thanë se sot është një ditë e trishtë për teatrin, artin shqiptar dhe artdashësit. Ndër të tjera Meta, Rama dhe Basha u shprehen se ai ishte një ndër personalitetet më të shquara në historinë e teatrit dhe filmit shqiptar.

Pirro Mani u nda nga jeta sot në moshën 89-vjeçare në SHBA ku jetonte prej kohësh bashkë me familjen e tij.

Reagimi i Metës

‘Pikëllues lajmi për ndarjen nga jeta të Pirro Manit, njërit prej personaliteteve më të shquara në historinë e teatrit dhe të filmit shqiptar.

Aktor dhe regjisor i niveleve të jashtëzakonshme, si dhe pedagog i shkëlqyer për dekada, ai luajti dhe vuri në skenë me dhjetëra role dhe shfaqje , për t’u nderuar me shumë çmime dhe fituar duartrokitjet e respektin e merituar të artdashësve, duke lënë pas një trashëgimi të vyer kulturore, që na bën krenar të gjithëve dhe që përherë do të mbetet një shembull frymëzimi për brezat e artistëve të rinj.’

Ngushëllimi i Ramës

‘LAMTUMIRË USTA!

Pirro Mani ishte ustai i madh i skenës kombëtare teatrore. Pa të kultura dhe historia e artit skenik shqiptar do të ishin shumë më të varfër. U prehtë në paqe dhe ngushëllime familjes?.’

Mesazhi i Bashës

‘Me hidhërim të thellë mësova lajmin e ndarjes nga jeta e ikonës së teatrit Pirro Mani.

E sotmja është një ditë e trishtë për teatrin, një ditë e trishtë për artin shqiptar, një ditë e trishtë për artdashësit.

Në këto orë të vështirë për familjen Mani i shpreh ngushëllimet e mia të sinqerta bashkëshortes znj. Pavlina Mani dhe fëmijëve, si dhe kolegëve e miqve të tij në botën e artit.

U prehtë në paqe!’

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *