‘Më vjen keq që jemi me vonesë…’/ Rama për procesin e Rindërtimit: Në Kombinat kishim pengesa 

Kryeministri Edi Rama së bashku me kryetarin Bashkisë Erion Veliaj kanë shkuar ditën e sotme në  Baldushk për të shpërndarë çelësat e banesave të rindërtuara për  familjet e prekura nga tërmeti.

Rama është shprehur se bonusi i qeras është paguar në mënyrë korrekte nga shteti dhe secili do të marr atë që i takon, ndërsa shtëpinë do e marrin kundrejt një kredie të butë

Edi Rama: Ditë e bukur për ju, më saktë një mbrëmje e bukur, kënaqësi që jam këtu. Po bëjmë përmbyllje të një pune jo të lehtë, janë bërë investime të mëdha, është vërtetë kënaqësi që përpara një viti të ri në zonën e Baldushkut përmbyllet procesi i rindërtimit. Familjet e prekura do ta festojnë në shtëpitë e tyre.

Kjo tregon atë që ne jemi zotuar, të gjithë ata që humbën shtëpinë në tragjedinë e tërmetit do të rimarrin shtëpi më të forta dhe më të bukura, dhe më të mëdha. Nuk do i kenë asnjë borxh shtetit. Ky është projekti i parë i rindërtimit në Europë. Askund tjetër nuk ka ndodhur si këtu, është i pari program rindërtimi ku qytetarëve që u jepet shtëpia nuk u vendoset asnjë barrë financiare, nuk u thuhet shtëpinë do ta merrni por do paguani një kredi të butë. Këtu s’ka kredi as të fortë as të butë, shtëpitë janë tuajat, janë pronë e patundshme e familjeve, mund të bëjnë çfarë të duan me to. Realiteti i fakteve rrëzon realitetin e gjysëm të vërtetave, ky popull ushqehet nga mëngjesi deri në darkë, ekran më ekran. E tmerrshme, çdo ditë, sepse patjetër që gënjeshtra ka fuqi tërheqëse, është më e lehtë se e vërteta për t’u treguar e për të krijuar audiencë. Në fund ka rëndësi se kush është e vërteta, e vërteta e rindërtimit triumfon çdo ditë. Ja ku janë shtëpitë, kështu do triumfojë deri kur të jetë ndërtuar shtëpia e fundit.

Më vjen keq që jemi me vonesë në Kombinat, nuk është rezultat i mungesës së vëmendjes, por i pengesave të panumërta që na kanë dalë përpara. Se tjetër është të ndërtosh një lagje të re në Tiranë ku ka probleme partish dhe ndryshe është ta ndërtosh lagjen këtu.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *