Këshilli i Bashkimit Europian për Energjinë ka arritur një dakordësi në lidhje me caktimin e një çmimi tavan për gazin. Ministrat e Jashtëm të BE kanë gjetur një akord politik për mekanizmin e rregullimit të tregut të gazit.
Çmimi për të cilin është arritur marrëveshja, sipas Presidencës çeke, do të jetë 180 euro për megavatorë.
Në bazë të akordit të arritur në Këshillin e Energjisë, masa do të hyjë në fuqi duke filluar nga data 15 shkurt.
Marrëveshja politike për kufirin e çmimit u arrit nga ministrat evropianë të Energjisë me shumicë të cilësuar. Edhe Gjermania, pas negociatave të gjata, dha miratimin e saj. Hungaria ishte kundër, ndërsa Austria dhe Holanda abstenuan.
o.j/dita