Qeveria kanadeze njoftoi sot se do të nisë procesin e konfiskimit të pasurisë së oligarkut rus Roman Abramoviç, me vlerë 26 milionë dollarë.
Kanadaja ka ndërmarrë hapat e nevojshëm formalë dhe ligjorë për të konfiskuar pronën e Granit Kapitol Holdings Ltd në pronësi të Abramoviç, e cila mbulohet nga sanksionet aktuale kundër Rusisë për shkak të sulmit në Ukrainë, raportoi Reuters.
Me atë rast, ministrja kanadeze e financave Christia Freeland foli, duke i quajtur oligarkët rusë bashkëpunëtorë në “pushtimin ilegal dhe barbar të Ukrainës”.
o.j/dita