Video: Aktori Danny DeVito tregon për gjyshen arbëreshe: Fliste një gjuhë që quhet Geg

Aktori i njohur komik amerikan Danny Devito ka zbuluar së fundi se të paktën një nga gjyshet e ka pasur arbëreshe.

Gjatë një interviste për një podcast, ai ka treguar se gjyshja ishte nga këndi në fund të Kalabrisë, që përballë detit ka Shqipërinë.

Vetëm në fund të jetës, kur ndodhej rëndë në shtrat, kishte mësuar se gjuha që fliste gjyshja nuk ishte italisht por një variant i shqipes: “Ajo fliste Geg”, ka thënë ai. “E vetmja fjalë që di është fjala shi. Është një gjuhë e bukur, e butë”, tha ai.

DeVito mund të njihet më shumë nga brezi i sotëm prej serialit televiiz “Është gjithmonë mot me diell në Filadelfia” (It’s Always Sunny in Philadelphia), por famën në publikun amerikan e fitoi me serialin televiziv “Taxi” (1978-1983).

Ai ka luajtur në filma si “One Flew Over the Cuckoo’s Nest” (1975), “Terms of Endearment” (1983), “Twins” (1988), “The War of the Roses (1989)”, etj.

I lindur në New Jersey, në vitin 1944, Danny DeVito është një nga aktorët më të shkurtër në botë. Vetëm 1.47 m, për shkak të një sëmundjeje të rrallë, ai megjithatë ka fituar famë me rolet që ka luajtur.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *