Lionel Messi fitoi më në fund trofeun e Kupës së Botës me Argjentinën. Prania e Messit në mediat sociale gjithashtu pati një Boom pas triumfit historik.
Të hënën, ai u bë personi i dytë në planet me mbi 400 milionë ndjekës në Instagram, duke iu bashkuar rivalit të vjetër Cristiano Ronaldo, i cili ka 518 milionë ndjekës. Messi shtoi pesë milionë ndjekës të dielën dhe 20 milionë gjatë 30 ditëve të fundit, sipas Social Blade, një platformë analitike e mediave sociale.
Muaji më i madh i rritjes së ndjekësve ishte 20 milionë në gusht 2021 kur ai iu bashkua Paris Saint-Germain pas 18 sezonesh në Barcelonë. Ai do ta kalojë atë prag këtë muaj.
a.m/dita