Tifozët argjentinas si ata në stafium dhe ata në shtëpi, shpërthyen në festime të mëdha kur Gonzalo Montiel shënoi penalltinë që i dha Argjentinës trofeun e Kupës së Botës 2022 në finalen emocionuese kundër Francës.
Një tifoze grua i harroi të gjitha paralajmërimet e arrestimit në rast të zhveshjes dhe vendosi të festojë fitoren në mënyrën e saj.
Fatkeqësisht për të, teksa ishte në rreshtin e parë të tribunave, kamera regjistroi festimet e saj, të cilat u pikasën menjëherë nga përdoruesit e rrjeteve sociale të cilët u kujdesën të ripostonin pamjet.