Komiteti që heton sulmin e 6 janarit në Kapitol ka rekomanduar disa akuza penale kundër ish-Presidentit Donald Trump.
Ato përfshijnë konspiracion për të mashtruar Shtetet e Bashkuara; pengimi i një procedimi zyrtar; komplot për të bërë një deklaratë të rreme dhe nxitje ose ndihmë në një kryengritje.
Rekomandimi në fjalë është kryesisht simbolik, pasi është Departamenti Amerikan i Drejtësisë ai që jep verdiktin përfundimtar nëse z. Trump do të ndiqet ose jo penalisht.
Një numër rekomandimesh janë bërë në raportin përfundimtar, i cili akuzon zotin Trump se është përfshirë në një “komplot shumëpjesësh” për të përmbysur zgjedhjet, që nxorrën fitues Presidentin aktual, Joe Biden.
Ish-Presidenti amerikan, Donald Trump mund të ketë fshehur dokumente me sekrete shtetërore gjatë bastisjes së FBI në pronën e tij në qershor.
Deri më tani, janë kryer 3 kontrolle në shtëpinë e Trump në Mar-a-Lago, ku i fundit u krye nga FBI më 8 gusht. Autoritetet amerikane po hetojnë nëse Trump, në kundërshtim me ligjet, mori të dhëna sekrete nga Shtëpia e Bardhë pasi la detyrën në janar të vitit 2021.
a.m/dita