Dj Dagz dhe Dj Pm janë dy nga ish-banorët e “Big Brother” dhe dy nga artistët më të përfolur të momentit jo vetëm për projektet e tyre muzikore por edhe për historitë e dashurisë që u krijuan brenda shtëpisë së “Big Brother” dhe që vazhdojnë më mirë se kurrë, edhe jashtë.
Pas daljes së tyre nga ‘BBV’ suksesi në karrierë u rrit me hapa të mëdha. Dita e sotme ka qenë shumë e rëndësishme për të dy, pasi me anë të një postimi artistët na kanë lajmëruar se kanë marrë çmimin si “DJ OF THE YEAR” si dj më të kërkuar, dëgjuar e klikuar të vitit.