Banorja e shtëpisë së Big Brother VIP Kosova, Gresa ka akuzuar Stresin për sjelljen e tij brenda këtij reality show, ndërsa ka shtuar se “ndihet me fat që është larguar nga ai”.
Ajo ka thënë se Stresi po ashtu “është munduar t’ia përmirësojë raportet e saj me Andin.
“Unë s’luaj me zemra të njerëzve. Për mua është shumë fallco, nuk i besoj këtij njeriu. Për mu është vetëm negativitet”, ka thënë Gresa.
“Është inatzi. Nuk ka besim në vete. Ka probleme me veten. Unë e di çfarë personi jam, dhe nuk e di për çfarë skenash po e bën këtë. Fallco, fallco, fallco”, ka shtuar ajo.