Një ngjarje shumë e rëndë është regjistruar në fshatin Shelegar të Sarandës, ku një 17-vjeçar ka rënë nga një lartësi prej 2 metrash.
Mësohet se adoleshenti i identifikuar si Klajdi Kalemi ka marrë fraktura të rënda në kokë dhe në trup. Sipas bluzave të bardha të Sarandës i riu është në gjendje kritike për jetën, dhe është transportuar menjëhere me helikopter në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.