Stërmbesa e Gjergje Kastriotit- Skënderbeut, mbrëm ka postuar në instagram verzionin e ri të këngës “Mora Fjal”, një këngë shumë e kërkuar ndër vite tek shqiptarët.
Sophie Castriota është stermbesa e heroit kombëtar Gjergj Kastrioti e cila jeton në Australi, ajo ka vizituar edhe Kosovën dhe Shqipërin disa herë, është këngëtare e njohur, e cila ka marrë pjesë edhe në disa koncerte dhe organizime të ndryshme në terojet shqiptare.
Sophie Castriota shpesh herë ka kënduar edhe shqip, por kësaj here ajo ka zgjedhur një këngë të dashur për gjithë shqiptarët, por me një verzion të ri të këngës Mora Fjalë, të cilën e këndojnë shumë yje të estrades, shkruan kosova.info.
Ajo kishte vizituar Kosovën në vitin 2016, ku kishte marre pjesë edhe në festivalin “Hardh Fest” të organizuar nga Stone Castel në komunën e Rahovecit.