Ankimimi i grupit të Alibeajt /Apeli shtyn sërish seancën

Në gjykatën e Apelit u zhvillua sot seanca për ankimimin e grupit të Alibeajt.

Burime për median bëjnë me dije se Alibeaj kërkon regjistrimin në një vendim të dy ndryshimeve statutore të miratuara në Kuvendet e PD-së, atij të korrikut dhe Kuvendit të dhjetorit, kohë kur drejtonte Lulzim Basha.

Nga ana tjetër, avokati Rezart Kupthi ka kërkuar të njihet me aktet e dosjes, për të verifikuar nëse provat e paraqitura në shkallën e parë janë bërë pjesë e fashikullit gjyqësor.

Mësohet se Gjykata ka pranuar kërkesën e avokatit dhe ka vendosur të shtyjë seancën, për në datën 22 dhjetor.

Kujtojmë se më 16 maj të këtij viti në këtë gjykatë janë depozituar dy ankimime të tjera nga ana e anëtarëve të Komisionit të Rithemelimit.

Kërkesa e parë ankimore është kundër ankimit të bërë nga Enkelejd Alibeaj ndaj vendimit të Gjykatës së Tiranës, që ligjëroi Kuvendin Kombëtar të 11 dhjetorit 2021, të thirrur nga Sali Berisha. Ndërsa ai i dyti është që mbështetësit e Berishës kundërshtojnë vendimin që e pranoi Alibeajn si palë në përballjen e tyre gjyqësore.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *