Kaliforni/ Nëpër vendase po qarkullojnë thashetheme që Kourtney Kardashian ka blerë një shtëpi të re në Palm Springs, por së fundmi ka qenë vetë ylli televiziv e cila e ka konfirmuar këtë fakt me disa foto të postuara në Instagram.
Sipas Us Weekly, 42-vjeçja vendosi të shpenzojë më shumë se 10 milionë dollarë (shtatë milionë funte) në një pronë me gjashtë dhoma gjumi në shkretëtirën kaliforniane.
Në fotot e publikuara duket vetëm shumë pak nga shtëpia e saj miliona dollarëshe, ku po kalon një fundjavë me 3 fëmijët e saj dhe me të dashurin, Travis Barker.
Ylli filloi të dilte me muzikantin në fund të vitit 2020 dhe e njëjta ka zënë një vend të veçantë në jetën e vajzë së tij adoleshente.
/Burimi: Us Weekly/ Përshtati: Priza.al/