E shoqëron dhe Rama, zbardhet axhenda e Mitsotakis në Shqipëri

Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis pritet të mbërrijë në orën 09:30 të mëngjesit të datës 22 dhjetor në Shqipëri. Ai do të ndalet në Himarë e më pas do ta vijojë vizitën e tij në zonat e Jugut të vendit, kryesisht në Finiq dhe Dropull.

Në axhendë, thuhet se Mitsotakis do të shoqërohet edhe nga kryeministri Edi Rama. Ai do të zhvillojë takime me qytetarët e minoritetit grek në këto zona, si dhe pritet të vizitojë shkolla e kisha.

Mitsotakis e kishte planifikuar këtë vizitë që në datën 6 dhjetor, ditën që u mbajt Samiti BE-Ballkani Perëndimor në Tiranë, por vizita u anulua. Zyrtarisht u raportua sse fluturimi i Mitsotakis me helikopter nuk është i mundur për shkak të kushteve atmosferike, por mediat greke flisnin për një tjetër version.

Mediat greke shkruanin se shtyrja e vizitës së Mitsotakis në fshatrat minoritare nuk ishte për shkak të motit, por të transportit. Autoritetet në Tiranë nuk kishin dhënë garanci për një kalim në rrugë tokësore të kryeministrit grek, ndaj dhe Mitsotakis kishte kërkuar përdorimin e një helikopteri Chinook të Ushtrisë Greke.

Por, autoritetet shqiptare janë shprehur sërish se nuk ishte e nevojshme që kryeministri grek të udhëtonte në fshatrat minoritare të Shqipërisë me një helikopter ushtarak grek, ndaj dhe vizita u shty.

j.l./ dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *