Gruaja dhe djali në burg për vrasjen e Dedës/ Flet Burri i Marjetës: Ajo kujdesej për mua… as në ëndërr se kisha parë

Marjeta Karaj dhe djali i saj ndodhen nën arrest, të akuzuar për vrasjen e Menduh Kurt-Dedës në vitin 2017. Kufoma e djegur, e gjetur në Kodër Shupal ka çuar në zbardhjen e ngjarjes.

Bashkëshorti i të akuzuarës, Spiro Karaj ka dhënë një intervistë në emisionin “Me zemër të hapur”. Ai është shprehur se Marjeta punonte vetëm dy orë në ditë, dhe pjesën tjetër të kohës qëndronte në shtëpi për tu kujdesur për të, pasi ishte i sëmurë.

Dyshime janë ngritur edhe për një marrëdhënie intime të mundshme mes viktimës dhe të akuzuarës, megjithatë bashkëshorti i saj mohoi të kenë patur ndonjëherë probleme në çift. I pyetur nëse kishin patur ndonjë shqetësime në marrëdhënie, apo tentativë për divorc, ai u shpreh: “Po jo asgjë, çfarë jeni duke folur. Asgjë. (Divorci) As nuk është parë ndonjëherë në ëndërr, asnjëherë.”

E arrestuara drejtonte qendrën “Ndihmë dhe kujdes për fëmijët jetimë të ushtarakëve, brenda dhe jashtë vendit”, teksa viktima ishte pjesë e kësaj qendre.

Spiro Karaj tregoi se nuk ishte në dijeni të borxhit, i cili mendohet të jetë bërë edhe shkak për vrasjen e 61-vjeçarit. “Nuk di gjë moj ti, ajo shkonte në punë. Nuk ndërhyja” – është shprehur ai. Pavarësisht problemeve shëndetësore që u shpreh se kishte, theksoi faktin se do të luftonte për pafajësinë e të birit. Sakaq, i pyetur për njohjen me personin e tretë të akuzuar për këtë vrasje, shokun e djalit të tij, ai u shpreh se nuk e njihte dhe nuk e kishte parë asnjëherë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *