Humbi jetën pasi makina ra në humnerë, ja kush është 38-vjeçari

Besnik Samurri është viktima i aksidentit të rëndë në Elbasan. Ai humbi kontrollin e mjetit teksa udhëtonte në aksin rrugor Samurr-Qafë Mollë dhe ra në humnerë.

38-vjeçari nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra si pasojë e përplasjes dhe humbi jetën në vendngjarje.

Të plagosur kanë mbetur 3 pasagjerët, Misir Maloku, gruaja e tij Blerta Maloku dhe djali i tyre, Fatjon Maloku që ndodhen në spital në gjendje kritike për jetën.

Makina që drejtohet nga viktima është bërë copash nga përplasja, ndërsa xhamat e thyer dhe disku i gomave janë përhapur në pyllin me pisha.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *