Ah, të ishin të gjithë komunistët si Kadri Musai!

Dr. Kasriot Hasa                                       

              

Kur isha me punë në rrethin e Matit një ditë vajta në fshatin Macukull në takim me popullin dhe u thashë: si doni të flas, gjatë a shkurt? Pati heshtje pastaj u ngrit një pjesëmarrës dhe tha: “Ti e di vete por unë 10-15 minuta të dëgjoj, pastaj e kam mendjen tek delet”. Kështu edhe sot do flas shkurt. Ju nuk keni dele por keni detyra të tjera nga familja.

Kryesia e Shoqatës Atdhetare kulturore “Gramshi” e kish menduar mirë që me rastin e 100 vjetorit te lindjes, të përkujtojë jetën, punën dhe aktivitetin patriotik e revolucionar të Kadri Musajit.

Kadri Musaj dhe familja e tij babai (Filia) nëna (Zylfia) vëllezërit, xhaxhallarët e djemtë e tyre e meritojnë plotësisht një respekt të tillë pasi janë figurat kryesore te aktivitetit patriotik, atdhetar në rrethin e Gramshit për më shumë se një shekull, të paktën nga viti 1910 e këtej.

Këto përpjekje në dobi të përparimit dhe emancipimit të popullit të Gramshit e kanë fillesën me aktivitetin e tyre për hapjen e shkollës shqipe në Kisht e me gjëre . Interesante është fakti se në një zonë mjaft të izoluar ato arritën të krijojnë lidhje mjaft të ngushta me forcat me patriotike të kohës. Vetë Gramshi dhe në pikëpamjen fiziko gjeografike ka qenë mjaft  i izoluar, larg qendrave të zhvilluara qytetare dhe rrugëve nacionale.

Ai ishte vetëm një qendër administrative e rrethit dhe nuk kishte ndonjë ndikim politik, ekonomik ,kulturor në zonat fshatare të tij. Aq me tepër Kishta bënte pjesë në fshatrat më të izoluara të Shpatit të dytë.

Kështu krahinat e rrethit të Gramshit ishin nën ndikimin e qyteteve të mëdha të vendit me të cilat kishin marrëdhënie ekonomike e shoqërore. Kështu Sulova e Sipërme lidhjet I kishte me qytetin e Beratit. Atje bënin pazaret e lidhje të tjera ekonomike shoqërore. Po kështu gjatë luftës Nacionale Çlirimtare Berati kishte krijuar lidhje deri në fshatin Jance të kësaj krahine.

Fshati Shënapremte lidhjet I kishte me qytetin e Korcës ku kryheshin të gjitha pazaret,bëheshin lidhje martesore e lidhje të tjera. Edhe gjatë luftës në këtë fshat pati ndikim tek qarkori i partisë së Korcës në punën dhe aktivitetin patriotik dhe revolucionar të zonës në fjalë.

Kurse zona e Shpatit ku përfshihej dhe fshati Kisht ishte nën ndikimin e qytetit të Elbasanit. Kjo edhe për arsye të afërsisë me këtë qytet,por dhe se Gramshi ishte nënvartësinë e Elbasanit në pikëmpamjen administrative si nënprefekture e tij.

Kështu edhe familja Musaj edhe vete Kadriu e nisën aktivitetin e tyre në dobi të atdheut nën ndikim e jetës politike,ekonomike e shoqërore që zhvillohej në qytetin e Elbasanit. Këto lidhje janë të hershme që nga viti 1912 nën ndikimin e një figure të madhe të Elbasanit Aqif Pasha. Por u shtuan më tej gjatë luftës Nacionale Clirimtare e deri në vitet e vonshme.

***

Kontaktet e para edhe vete Kadriu me lëvizjen komuniste në Shqiperi i pati me qarkorin e partisë të Elbasanit të cilët,I dhanë traktin e parë kur ai ishte në Dumre me bagëtitë e tij. Ai u lidh me figura qendrore të partisë ne Elbasan si Kadri Hoxha, Ptoleme Xhuvani, Kozma Naska, Qamil Guranjaku, Petrit Hakani etj.

Kadri Musaj ka meritën e madhe se ne botimet e tij ka pasqyruar gjerësisht me vërtetësi tërë aktivitetin patriotik e revolucionar të rrethit të Gramshit në gjashtë botimet e tij. Në tre librat e botuara të Kadri Musajit pasqyrohet lufta e lëvizja patriotike e popullit të Gramshit për arsim,kulture,për liri e pavarësi përpara clirimit. Dhe konkretisht ato janë librat “Gramshi në shekuj për liri’ botuar ne vitin 2000, tjetra “Atdhetarët e Vendlindjes time “ botuar ne 2002, tjetra “Aqif Elbasani” figurë e ndritur e kombit shqiptar botuar ne vitin 2002.

Kurse në tre botimet e tjerr pasqyrojnë punën dhe aktivitetin e popullit të rrethit të Gramshit gjatë luftës Nacionalclirimtare dhe më konkretisht “ Permes stuhisë armike (kujtime)” botuar në 1986,tjetri “Lufta Antifashiste Nacional Clirimtare në Gramsh e më gjerë” botuar ne vitin 2003,tjetra “ Bashkeluftetare në shërimin e atdheut “ botuar ne vitin 2004.

Kadriut për botimin e këtyre gjashtë librave të cituara më lart i është dashur një punë këmbëngulëse, me durim e sakrifica për një periudhë më shumë se 40 vjecare. Libri “Lufta Antifashiste Nacional Çlirimtare në Gramsh e më gjerë” është një botim voluminoz jo 500 faqe por mbi 1000 faqe. Ai duhet të botojë në dy libra por për kursim fondesh duke aplikuar një shkrim me të imit u botua në një vellim.

Sukses I padiskutueshëm i Kadri Musajit për botimet e tij nuk ka ndodhur kot por diku u mbështetur ne disa arsyetime të llogjikshme.

Së pari suksesi i tij bazohet në faktin se Kadriu,pjestarët e tjerë të familjes,i ati Tafili (Filia),e ëma Zylfia, vëllezërit, xhaxhallarët e tyre me djemtë kanë qenë dëshmitar e pjesëmarrës aktivë në një formë a në një tjetër në të gjitha ngjarjet e shënuara të popullit tonë nga viti 1910 deri në çlirimin e vendit.

Vetë babai Tafili dhe xhaxhai i tij Qamili janë pjesmarrës në ngritjen e flamurit në Gramsh më 1912.

Së dyti Kadriu që në rininë e tij të hershme por sidomos gjatë luftës nacionalçlirimtare me një këmbëngulje e vullnet të madh ka mbajtur ditar gati të perditshëm. Unë jam dëshmitar se kam parë me sytë e me qindra faqe ditar të mbajtura për një periudhe shumë të gjatë. Nuk mund të shkruash për ngjarje kaq të mëdhaja e të rëndësishme duke thënë “Me sa mbaj mend unë”, ”Me sa më kujtohet” etj. Mendja jote regjistron por edhe çregjistron se nuk mund të mbajmë mend e të kujtojmë gjithçka. Dhe në këtë drejtim janë ditaret ata që na vijnë në ndihmë. Por njerëzit në përgjithësi janë mjaft dembel për të mbajtur ditare. Kadriu është shembull në këtë drejtim. Ai në librat e tij përshkruan me hollësi ngjarje,data e personalitete nga më të ndryshmet, pikërisht në sajë të ditarëve që ai ka mbajtur.

Së treti botimet voluminoze të Kadriut me referenca të shumta e kanë bazën edhe në punën këmbëngulëse shumëvjecare të tij në Arkivin e shtetit edhe në arshivat e Elbasanit, Beratit, Korcës, Gramshit, Librazhdit e të tjerë.

Për gati 10 vjet rradhazi ai udhëtonte pothuajse cdo ditë nga Elbasani në Tiranë dhe punonte në arkivën e shtetit dhe mbasdite kthehej prap në Elbasan. Ai ka mbajtur lidhje të vazhdueshme me Istitutin e Historisë dhe institucione të tjera shtetërore, me personalitete të larta të tyre si Aleks Buda, Dhimitër Shuteriqi, Aleksander Xhuvani, si dhe me dhjetra kuadro të tjera të arsimit, kulturës, shkencës, historisë, me të cilët konsultonte mendimet e tij para se ti hidhte në letër.Ai me këmbëngulje ka siguruar mijëra foto për të ilustruar librat e tij.

Në bisedat e shpeshta që pata bërë më Kadriun kuptova vec të tjerave se ai dëshironte që një i tretë të shkruante për vlerësimin e botimeve dhe aktivitetit te tij. Në këtë drejtim unë bisedova me Fatos Dacin një botues i sukseshëm dibran më të cilin kisha bashkëpunuar për përgatitjen e librave të Kadriut për botim. I thashë “Fatos duhet të shkruash një libër, për një komunist, megjithëse ti je i djathtë, do shkruash për Kadri Musajin”. Po, ra dakord Fatosi. Ai është një komunist i mirë. Të gjithë komunistët kanë qenë të mirë i thashë, ato të këqijtë jua kam lënë ju. Dhe ç’është e vërteta, Fatosit iI vinte dorësh për botime, aq më tepër me krijimtarinë e Kadriut ishte i njohur hollësisht dhe gjerësisht. Dhe Fatosi bëri një libër shumë të mirë “Një jetë me pushkë e penë”.

Kadriut iu bë qejfi shumë se Fatosi kishte bërë një libër mjaft cilësor.

Me këtë rast dua të theksoj dhe një karakteristikë tjetër të Kadri Musajit. Ai kishte një korrektesë të admirueshme, ishte i përpiktë, çfarë thoshte nuk e luante as topi. Vec kesaj ai harxhoi shumë mjete monetare për hulumtimet e bëra për një kohë të gjatë dhe për botimin e librave. Ai si dhe shumë patriot e rilindas harxhoi pasurinë për të bërë Shqipërinë,kurse politikanët e sotshëm kanë vjedhur në mënyrë sistematike Shqipërinë e pasuritë e saj për tu pasuruar në mënyrë marramendëse.

Për respekt librat unë ia çoja në Elbasan. Ai shtëpinë e kishte në qendër të qytetit në katin e tretë. Ajo që të binte në sy ishte një pastërti e rregullt shembullor si dhe një bibliotekë mjaft të madhe me libra. Por nga ana tjetër ai nuk kishte bërë asnjë rinovim mbas viteve 90. Çdo gjë mobiljet, pajisjet elektroshtepiake ishin të periudhës para viteve 90.

Unë them se ai nuk vdiq i varfër por e sigurt se ai veç shtëpisë nuk kishte asnjë lloj pasurie tjetër. Por unë them se ai la një pasuri shumë të madhe me botimet e tija. Po mos ishin botimet e tij veprimtaria e mjaft patriotëve, mjaft ngjarje në dobi të kombit e popullit tonë do ti kishte mbuluar pluhuri i harresës. Asnjë nuk mund të bënte dhe as mund të bëje ato që bëri Kadriu me një këmbëngulje vetëmohim të admirushëm. Ai nuk ka qënë një person por një institut, puna e tij ka qënë epike. Libri i tij për Aqif Elbasanin është monografi e mirëfilltë shkencore që asnjëri nuk ka mundur ta bëjë deri më sot. Ai e ka shkruar me frymëzim dhe admirim të madh për këtë figurë të shquar të kombit tonë. Figura dhe veprimtaria e tij ka frymëzuar vazhdimisht Kadri Musajin.

Por kush është qëndrimi e interesimi por këto vepra me vlerë,cfarë bëhet për njohjen dhe popullarizimin e ideve dhe mësimeve që përcojnë ato?

Ky është një kapitull tjetër që kërkon një diskutim tjetër të gjerë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *