Lehtësimi i masave kundër Covid mund të shkaktojë 2 milionë viktima në Kinë

Politika “zero COVID” nuk funksionon më në Kinë, por shkencëtarët nga disa grupe kërkimore janë të shqetësuar për përhapjen e sëmundjes.

Kjo për arsye sepse lehtësimi i menjëhershëm i kufizimeve ka rritur frikën për përhapjen e rasteve, veçanërisht tek  të pavaksinuarit dhe personat me sistem të dobët imunitar.

Në një rast të tillë, shpërthimet mund të mposhtin sistemin shëndetësor, duke shkaktuar deri në 2 milionë viktima. Sipas parashikimeve, rihapja e bizneseve dhe aktiviteteve mund të shkaktojë 2.1 milionë viktima.

Kina ka regjistruar zyrtarisht 5,242 viktima për shkak të COVID gjatë pandemisë, një përqindje e vogël në krahasim me popullsinë e saj prej 1.4 miliardë.

Kina mund të regjistrojë 1.3 milion deri në 2.1 milion viktima nëse heq totalosht politikën e saj “zero COVID”, për shkak të normave të ulëta të vaksinimit bazë dhe dozave përforcuese dhe mungesës së imunitetit, tha kompania britanike e informacionit dhe analizës shkencore Airfinity në fund të nëntorit.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *