Vuçiç i kërkon NATO-s të mbrojë popullin serb në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, ka thënë se në takimin që ka pasur me komandantin e Komandës së Forcave të Përbashkëta të NATO-s, admiralin Stuart Munsch, ka kërkuar mbrojtjen e popullit serb në Kosovë.
“Bisedë e mirë me admiralin Mansch. I kërkova NATO-s të mbrojë popullin tonë në Kosovë dhe e falënderova për mirëkuptimin e politikës së neutralitetit të Serbisë”, ka shkruar ai në Instagram pas takimit.

Admirali Stuart Munsch në një intervistë për agjencinë serbe, Beta, deklaroi se KFOR-i është duke e monitoruar nga afër situatën në veri të Kosovës

Ai shtoi se KFOR-i është plotësisht i aftë dhe i gatshëm të sigurojë një mjedis të sigurt dhe liri të lëvizjes për të gjitha komunitetet kudo në Kosovë.

“Që nga tetori ne kemi shtuar praninë, ndër të tjera, duke shtuar forcat, si dhe patrullimet në veri të Kosovës këtë javë. Presim që të gjithë aktorët të jenë në koordinim të ngushtë me misionin e KFOR-it dhe të përmbahen nga demonstrimet provokuese të forcës, në mënyrë që të ruhet siguria e të gjitha komuniteteve”, tha ai.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *