Një 32-vjeçar ka mbetur i plagosur pasi ka rënë nga kati i tretë i pallatit ku jetonte, në qytetin e Kavajës.
Kavajë/Informacion paraprak
Më datë 20.12.2022, rreth orës 15:30, në lagjen nr. 5, në Kavajë, është shembur pjesërisht ballkoni i katit të tretë të një pallati dhe për pasojë ka rënë nga ballkoni, shtetasi I. H., 32 vjeç.
Si pasojë 32-vjeçari është dëmtuar dhe ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.