Ndryshime në Kodin Rrugor, përgjysmim i gjobave dhe 50% e parkimeve falas

Ndryshimet në kodin rrugor të propozuara nga PS dhe PD, morën dritë jeshile në Komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, për t’i lënë fjalën e fundit, ligjvënësve në parlament.

Projektligji prek disa ndryshime të rëndësishme, siç janë heqja e postoblloqeve në rrugët interubane dhe kryerja e ndalimeve të mjeteve nga ana e policisë rrugore në pika pikë kontrolli me kushte të larta sigurie.

Kjo sipas deputetit socialist Arben Pëllumbi do të ndryshonte imazhin e policisë së shtetit si gjobëvënëse ndaj qytetarëve.

Një tjetër pikë për të cilën pati debate ishte edhe pika neni i cili do të detyronte bashkitë të lini 50% të parkimeve pa pagesë për publikun dhe 50 % me pagesë.

Ndryshimet rrugore parashikojnë rritjen e shpejtësisë, në 120 km/orë për autostradat, 90 km/orë për rrugët interurbane kryesore, 80 km/orë për rrugët interurbane dytësore dhe 40 km/orë për rrugët në qendrat e banuara, si dhe përgjysmimin e gjobave në rast të kryerjes së pagesës brenda 15 ditësh.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *