Shqipëria me dronë Bayraktar, Rama: Ditë shumë e mirë për Forcat e Armatosura

Kryeministri Edi Rama ka falënderuar Turqinë për dronët Bayraktar që Shqipëria bleu ditën e sotme. Ai theksoi se dy vendet janë në anën e duhur dhe e cilësoi këtë ditë shumë të mirë për dy vendet dhe Forcat e Armatosura.

Rama: Shumë të dashur miq nga Turqia. Do doja ta nisja duke thënë se unë kam qenë vetëm njëherë dëshmitar në dasmë në jetën time. Martesa ku kam qenë dëshmitar ka qenë martesa e shpikësit të Bayraktar. Shpresoj që si dëshmitar së paku nuk kam sjellë mungesë fati, shpresoj kam sjell fat. Dhëndri po i sjell ca fat ushtrisë sonë dhe vendit tonë.

Jam shumë i lumtur, por ndërkohë dua t’ia nis andej nga duhet nisur, për të falenderuar presidentin Erdogan, i cili ka qenë thelbësor në këtë process. Kur vjen fjala për mjetet pa pilotë, nuk ka të bëjë vetëm me të pasurit e parave, por ka të bëjë dhe me faktin që të jesh i aftë që të kalosh radhë e të shtysh në radhë, sepse radha është shumë e gjatë sepse nga ana tjetër është fakti i të qenurit në anën e duhur. Ne jemi krenarë që bashkë me Turqinë jemi në krahun e duhur, të rreshtuar në bashkësinë euroatlantike të NATO-s. Sot është një ditë shumë e mirë për marrëdhënien tonë, për Forcat e Armatosura dhe ministritë tona të mbrojtjes.

o.j/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *