“Duje” merr mbi 100 mijë klikime në Youtube pa u bërë 24 orë

Performanca e Albinës dhe Familjes Kelmendi në Festivalin e Këngës në RTSH, po pëlqehet shumë nga publiku.

Kjo po dëshmohet edhe nga performancat e publikuara në Youtube nga Radio Televizioni Shqiptar, ku kënga “Duje” është larg më e dëgjuara, duke arritur mbi 100 mijë klikime për më pak se 24 orë.

E përpos klikimeve, të shumta kanë qenë edhe komentet nga dëgjuesit, të cilët e kanë konsideruar këngën “Duje” si më të mirën nga nata e parë e Festivalit.

Performanca e Albinës dhe Familjes Kelmendi ka marrë pëlqime të shumta edhe në rrjetet tjera sociale, duke nxitur edhe reagimet e shumë personazheve publike të cilët kanë vlerësuar lartë këngën “Duje”.

Edicioni i sivjetmë i Festivalit të Këngës në RTSH ka një risi, pasi fituesi do të zgjedhet nga ana e publikut, të cilët kanë mundësi të votojnë për këngën më të mirë përmes sms-ve.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *