Presidenti Joan Laporta iu ka dhënë fund zërave se Koeman do të largohet nga drejtimi i klubit katalanas.
Holandezi do të vijojë të jetë trajneri i Barcelonës edhe për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht një sezoni të dështuar, Laporta ka vendosur t’i japë edhe një mundësi tjetër trajnerit.
Ronald Koeman arriti të fitojë vetëm Kupën e Mbretit sezonin e kaluar teksa në kampionat e mbylli në vendin e tretë.
Këtë sezon klubit blaugrana do t’i bashkohet sulmuesi argjentinas Aguero, Eric Garcia apo Emerson Royal, ndërsa pritet edhe Gigi Wijnaldum.
🗣 @JoanLaportaFCB: ❝ Ronald Koeman will continue to be the Barça manager next season ❞ pic.twitter.com/nLo2bvCGMo
— FC Barcelona (@FCBarcelona) June 3, 2021
/Priza.al/