Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov ka reaguar lidhur me vizitën e presidentit ukrainas Volodymyr Zelenskyy në Uashington ditën e sotme, ku ndër të tjera do të zhvillojë një takim në ‘Shtëpinë e Bardhë’ me presidentin Joe Biden.
Peskov thotë se nuk sheh asnjë perspektivë për bisedime paqeje me Ukrainën pasi presidenti Zelenskyy njoftoi vizitë në Uashington.
Sipas mediave të huaja, në një telefonatë me gazetarët, ai gjithashtu nënvizoi se furnizimet e vazhdueshme të armëve perëndimore në Ukrainë do të çonin në një thellim të konfliktit.
Foksusi i bisedimeve mes presidentit ukrainas dhe presidentit Biden do të jenë planet mbrojtëse të SHAB-së ndaj Ukrainës, teksa kjo e fundit po përjeton akoma sulmet e Rusisë, sidomos në atë të infrastrukturës energjetike, duke lënë shumicën e territoreve në kushte ekstreme, pa ujë të pijshëm e ushqime.
Vizita e liderit ukrainas në Uashington përbën një moment të rëndësishëm 10 muaj që nga fillimi i luftës së Rusisë në Ukrainë. Zelensky është shfaqur si një personifikim ndërkombëtar i rezistencës ukrainase ndaj pushtimit dhe ka kaluar pjesën më të madhe të vitit duke u kërkuar kombeve për mbështetje.
j.l./ dita