Një makinë e tipit Toyota, me targë BR 1738 B, është përplasur me shtyllën e tensionit të lartë dhe më pas ka përfunduar mbi trafikndarëse. Drejtuesi i saj, një 65-vjeçar nga fshati Tomorr, po ecte me shpejtësi tej normave të lejuara, drejt Spitalit Rajonal, pasi gruaja e tij që ndodhej në makinë me të ishte e sëmurë.
Pavarësisht goditjes së fortë, burimet policore bëjnë me dije se nga aksidenti nuk ka të lënduar. Shkaku i humbjes së kontrollit dyshohet të jetë bërë një defekt në mjet.
Aksidenti ka ndodhur në nje aks të populluar të qytetit, 500 metra larg Drejtorisë Vendore të Policisë Berat. Për shkak të këtij aksidenti, qarkullimi në qendër të qytetit është i bllokuar momentalisht.