Puna për Teatrin e Ri nis sot zyrtarisht. Në një intervistë për Syri Tv, aktori Besmir Bitraku ka shprehur mbështetjen e tij për ndërtimin e shtëpisë së re të artistëve.
I pyetur nga gazetarja nëse Teatri i Ri duhet të ndërtohet apo jo, Bitraku tha: “Le të ndërtohet Teatri! Pse pa teatër do rrimë? Të ndërtohet një Teatër i Ri”.
Teatri i Ri në Tiranë është projektuar nga arkitekti me famë botërore, Bjarke Ingels dhe do të jetë një nga ndërtesat më të bukura në rajon.