Zhupa, padi në Kushtetuese: Pezullim i kryetarit të Akademisë së Shkencave

Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa dorëzoi sot padi në Gjykatën Kushtetuese me anë të së cilës kërkohet pezullimi i menjëhershëm i kryetarit të Akademisë së Shkencave, Skënder Gjinushi për papajtueshmëri në këtë funksion. Po ashtu, sipas Zhupës, padia kërkon interpretim të plotë të nenit të Kushtetutës, në mënyrë të tillë që mos të ndodhë që të qëndrojë në krye të institucioneve dikush i paemëruar nga Presidenti i Republikës.

Në një prononcime për mediet pranë Gjykatës Kushtetuese, Zhupa tha se Gjinushi qëndron në detyrë i padrekretuar nga presidenti i kohës, Ilir Meta.

Ajo sqaroi 3 elemente kryesore të padisë.

Së pari, sipas saj, në momentin që Skënder Gjinushi është zgjedhur kryetar i Akademisë së Shkencave, sipas ligjit ai duhet të ishte anëtar i përhershëm i Akademise së Shkencave.

“Që të jesh anëtar i përhershëm Akademisë së Shkencave, nuk mund të jesh kryetar një partie politike. Në atë kohë Skënder Gjinushi ka qenë kryetar i Partisë Socialdemokrate, dhe nuk mund të zgjidhej kryetar Akademisë së Shkencave, duke mos qenë anëtar i përhershëm. Pikërisht, këtë shkelje ka evidentuar edhe Presidenti Meta, kur i është çuar për emërim emri i Skënder Gjinushit”, tha Zhupa.

“Nëse kishte një shkelje të parë, nuk e lejoi Metën që ta dekretonte, tani që ne e sjellim në Gjykatë Kushtetuese, ka dy shkelje. Ka edhe shkeljen e dytë, sepse shkel nenin 92 të Kushtetutës, pikën g që thotë: ‘Presidenti emëron Kryetarin e Akademisë së Shkencave’, dhe ai qendron aty i pa emëruar nga Presidenti”, tha ajo.

“Ajo që është e rënndësishme të kuptohet është që, Opozita në fakt e sjell këtë paligjshmëri, sepse e vlerëson Akademinë e Shkencave. Vlerëson akacdemikët e ndershëm, punëtorë që punojnë atje dhe që kanë dhënë kontribut për vendin, dhe nuk mundet që këtë institucion ta lerë si një institucion të paligjshëm, dhe të politizuar”, tha Zhupa./ATSH

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *