VIDEO/ Padituri apo qëllimisht? Xhelal Mziu denoncon mbjelljen e kanabis në Bulqizë, e ngatërron me lulen e egër

Një video e publikuar nga deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike Xhelal Mziu në Dibër po bën shpejt xhiron e rrjetit.

Në pamje duket një fushë në fshatin Zall-Striçkan në Bulqizë ku Mziu pretendon se bimët që ndodhen aty janë bimë kanabis.

Në mes të fushës, që sipas Mziut është e mbushur me kanabis, ndodhet një kabinë elektrike, gjë që le të kuptohet se këtë fakt e dinë të gjithë dhe askush nuk e ka raportuar atë.

Por Mziu siç duket, padashje ose jo, e ka ngatërruar llojin e bimës së egër (Qingla) me hashashin, me të cilën është e ngjashme, por lehtësisht e verifikueshme.

Postimi i plotë i Xhelal Mziut:
Denoncim publik!
Në fshatin Zall – Strikçan, Bulqizë, kabina elektrike ka mbirë në mes të arës me hashash (canabis sativa).
Ju bëjë thirrje organeve kompetente që të verifikojnë rastin.
Gjithashtu kujtoj OSHE-në të marr masa sa më parë se mos na zë hashashi… korentin!
Drejtuesit e ujësjellësit janë vetë të kujdesshëm, ata e dëgjojnë si gurgullon uji nëpër parcela.
Gjithsesi, shënimi im është tregues i unitetit të Çeliktë midis Policisë- OSHE- Ujësjellës dhe fermer i përkëdhelur nga Qeveriu.

Në foto lulja e Qinglës

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *