‘Policia dështoi, shpresat po zbehen’/ 10 të dyshuar për vrasjen e nënës 20-vjeçare

Vrasja e 20-vjeçares Caroline bëri bujë në gjithë mediat e huaja, por policia ende nuk ka arritur të gjejë autorët.

Në një artikull të publikuar në The Sun, shkruhet se “Policia dështoi dhe shpresat po zbehen”.

Eksperti Apostolos Lytras thekson se nuk ka shumë prova për të çuar drejt zbardhjes së ngjarjes.

‘Asnjë mostër e ADN-së ose gjurmët e gishtërinjve nuk u gjetën, gjë që nuk e ndihmon kërkimin pasi nuk ka shumë prova. Diçka nuk shkon’, shprehet ai.

Gazeta britanike raporton gjithashtu se autoritetet janë përqendruar në dhjetë kriminelë të dyshuar nga vende të ndryshme.

‘Është një rast i dyshimtë. Do të na duhen më shumë sesa e kishim menduar për të gjetur autorët’, tha një oficer i policisë greke.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *