Pse mungonte çifti princëror i Uellsit në darkën gala të Mbretit Charles dhe Camilla?

Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij Camilla mirëpritën anëtarët e familjes mbretërore britanike në Kështjellën Windsor ditën e djeshme, në një darkë gala që ata organizuan.

Ndër të ftuarit e shquar ishin Princesha Anne me bashkëshortin e saj Timothy Laurence, Mike dhe Zara Tyndall me tre fëmijët e tyre, Princi Edward me Sophia e Wessex me vajzën e tyre Lady Louise.

Pse munguan Princi dhe Princesha e Uellsit, në darkën e Mbretit Charles dhe Camilla?

Princi, Princesha e Uellsit dhe tre fëmijëve të tyre: Princit George, Princeshës Charlotte dhe Princit Louis. Pritej që familja të merrte pjesë në drekë, por ka shumë gjasa që të kenë munguar për një arsye të thjeshtë. Arsyeja më e mundshme është se me tre fëmijët e tyre jashtë shkollës për periudhën e Krishtlindjeve, ata mund të kenë dashur të kalojnë pak kohë cilësore së bashku si familje në rezidencën e tyre Anmer Hall, Norfolk.

Por sigurisht që nuk do t’i mungojnë Krishtlindjet ku pritet ta kalojnë atë me mbretin Charles dhe Camilla dhe pjesën tjetër të familjes, në pasurinë në Sandringham. Ata pritet të bashkohen me tre fëmijët e tyre, Princi George, Princesha Charlotte dhe Princi Louis. Këto do të jenë Krishtlindjet e para të familjes mbretërore që nga vdekja e Mbretëreshës Elizabeth.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *