Disa dhurata perfekte për të dashurit tuaj në këtë sezon festiv

Sezoni i shkëmbimit të dhuratave ka mbërritur zyrtarisht dhe ne kemi një ide dhurate për çdo person në listën tuaj. Ja disa sugjerime:

 

Jo vetëm fëmijët, por edhe të rriturit çmenden pas këtyre kalendarëve të cilët ruajnë dhurata të ëmbla për vogëlushët tuaj. Kjo është një dhuratë fantastike për dike që do të surprizohet çdo ditë, për t’i dhënë atyre nga një dhuratë çdo ditë deri në ndërrimin e viteve.

Një karikues portativ

E ku ka më mirë se të bësh një dhuratë e cila është edhe një mesazh për mikun tuaj duhanpirës. Për të mos iu bërë i besdisshëm duke ia përsëritur që cigarja i bën dëm, idealja është që t’ia eliminoni ju dëmet me këtë dhuratë inovative. Pajisjet me ngrohje si IQOS mundësojnë reduktim të deri 95% të toksinave që prodhohen nga djegia e cigares. Kjo pajisje e bazuar në shkencë dhe teknologjinë më të fundit, është një alternativë për mikun tuaj i cili dëshiron të vazhdojë të përdorë nikotinën.

Për të fiksuarin pas palestrës

Nëse doni të bëni dikë vërtet të lumtur mund t’i dhuroni një plan tre mujor palestre. Ju premtojmë që do të jeni personi i tyre i vitit. Mjafton që të gjeni edhe një mënyrë unike për t’ia prezantuar këtë dhuratë perfekte, për ta bërë surprizën akoma dhe më të gëzueshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *