Presidenti Vladimir Putin deklaron se Rusia nuk është fajtore për luftën në Ukrainë, duke shtuar se të dy vendet po përjetojnë një tragjedi.
Gjatë një fjalimi televiziv me zyrtarë të lartë ushtarakë, presidenti rus tha se ai vazhdon ta shohë Ukrainën si një “komb vëllazëror”.
Ai pretendoi se konflikti ishte “rezultat i politikës së vendeve të treta” dhe jo për shkak të politikës ruse. Teoria, e cila nënkupton zgjerimin perëndimor është hedhur poshtë vazhdimisht nga shtetet perëndimore.
Presidenti Putin pretendoi se Perëndimi kishte “shpëlarë trurin” e republikave post-sovjetike, duke filluar nga Ukraina.
Ai tha: “Për vite me radhë u përpoqëm të ndërtonim marrëdhënie të mira fqinjësore me Ukrainën, duke ofruar kredi dhe energji të lirë, por nuk funksionoi.
“Nuk ka asgjë për të na akuzuar. Ne i kemi parë gjithmonë ukrainasit si një popull vëllazëror dhe unë ende mendoj kështu. Ajo që po ndodh tani është një tragjedi, por nuk është faji ynë”, tha Vladimir Putin