Vizita në Tiranë, Dendias poston foton e drekës me Ramën

Kryediplomati grek, Nikos Dendias, ka postuar në profilin e tij në rrjetin social “Twitter” një foto nga takimi me Kryeministrin Edi Rama, në kuadër të vizitës së tij në vendin tonë.

Ndër të tjera, Dendias shkruan se ai u prit nga Rama në një drekë pune, teksa në qendër të bisedimeve të këtij takimi ishin pikërisht marrëdhëniet bilaterale mes dy vendeve tona, perspektiva evropiane dhe zhvillimi i mëtejshëm rajonal.

“Në përmbytllje të vizitës time në Tiranë, u prita në një drekë nga Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. Në fokus të takimit tonë ishin marrëdhëniet bilaterale, perspektiva evropiane e Shqipërisë dhe zhvillimi dhe bashkëpunimi rajonal”, shkruan Nikos Dendias.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *