‘Mihajlovic ma shpëtoi jetën, sot nuk jeton më’; vajza malazeze e dërrmuar nga vdekja e trajnerit të njohur

“Dëgjova gjithçka, nuk mund ta besoj… Miha, shpëtimtari im, iku, nuk është e mundur… Është e tmerrshme, nuk duroj dot më”.

Me këto fjalë dhe me një “faleminderit” të shoqëruar me “emoji” e një zemre të thyer në Facebook, Nikolina Radunoviç shpreh dhimbjen e saj, zemërthyer nga vdekja e Sinisha Mihajlovic, varrimi i të cilit u mbajt në Romë me shumë miq, fansa, lojtarë dhe ish-bashkëudhëtarë të trajnerit serb.

Nikolina, e cila tani është 26 vjeçe dhe ende jeton në kryeqytetin malazez, Podgoricë, ishte fëmijë kur për pak sa nuk vdiq nga një problem në zemër. Ajo ishte katër vjeç e gjysmë dhe kishte nevojë për një operacion të shtrenjtë, i cili më në fund u krye falë ndërhyrjes vendimtare të Mihajlovic.

Pasi mësoi historinë, mbrojtësi i atëhershëm i Lazios ofroi mbështetjen e tij financiare duke aktivizuar edhe shokët e skuadrës. Dhe Nikolina u operua me sukses në prill të vitit 2001. Një nga gjestet e shumta të paharrueshme të bëra nga një prej ish-futbollistët më të ashpër në fushë, por me zemër të madhe jashtë saj, në jetën e përditshme.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *