Sherr mes deputetëve të PD në Kuvend! Flamur Noka – Alibeajt: Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me debate dhe përplasje mes deputetëve të Partisë Demokratike.

Ka qenë Flamur Noka ai që fillimisht ka kërkluar fjalën, duke vënë në dukje se grupi i deputetëve të Berishës është futur në listën e diskutantëve jashtë grupeve parlamentare.

Pasi Noka mbaroi fjalën e tij, pati përplasje mes deputetëve të grupit të Sali Berishës dhe grupit të Enkelejd Alibeajt dhe nuk kanë munguar edhe fyerjet.

“Je kokrra e legenit, ta tregoj unë pastaj. Këtu, këtu. Do vij të ta tregoj ty edhe atij tjetrit. Legen”, është dëgjuar të thojë Noka.

Ndërkohë edhe Alibeaj është dëgjuar duke fyer deputetin Tritan Shehu.

“Mos ma bëj dorën ashtu legen”, i ka thënë Alibeaj Shehut.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *