Zvicra refuzon futjen e gjinisë së tretë në të dhënat zyrtare

Qeveria zvicerane hodhi poshtë të mërkurën idenë e futjes së opsionit të gjinisë së tretë ose pa gjini për të dhënat zyrtare.

Duke iu përgjigjur dy propozimeve nga parlamenti, Këshilli Federal qeverisës tha se “parakushtet sociale për futjen e një gjinie të tretë ose për heqjen e përgjithshme të regjistrimit gjinor në gjendjen civile aktualisht nuk ekzistojnë”.

Këshilli Federal shtoi se opsione të tilla do të kërkonin ndryshime të shumta në Kushtetutën zvicerane dhe në ligjet si në nivel kombëtar.

Aktualisht, personat regjistrohen në gjendjen civile si meshkuj apo femra, pa asnjë mundësi tjetër.

Qeveria tha se një komision kombëtar i etikës gjeti në një raport të vitit 2020 se nuk ishte ende koha e duhur për një ndryshim në sistem.

a.m/dita

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *