Sot dita më e shkurtër e vitit, por si do të ndikojë te ne?

Solstici i dhjetorit ndodh sot, në 21 dhjetor të 2022-shit në hemisferën perëndimore dhe në 22 dhjetor në hemisferën lindore.

Në hemisferën veriore kjo datë njihet si dita më e shkurtër e vitit dhe nata më e gjatë. Në rrethin polar arktik dielli nuk do të shfaqet fare e ndërsa në Antarktidë dielli do të ndriçojë me orë të gjata duke qenë se në hemisferën jugore është dita më e gjatë dhe nata më e shkurtër.

Pasi solstici të ndodhë, dielli do të kthehet në veri sërish.

Ky solstic është një prej festimeve më të vjetra e më të njohura që njerëzit bëjnë gjatë dimrit. Jo vetëm që shënon ndryshimin e stinëve, por është gjithashtu fundi i netëve të gjata të dimrit, duke qenë se në vijim, netët fillojnë të shkurtohen kurse ditët të zgjaten.

Solstici dimëror shënon fillimin e një sezoni të ri, në të cilin ne jemi më të hapur dhe më  lidhur me energjinë që marrim prej Tokës. Ky solstic simbolizon gjithashtu “rikthimin tek drita”,  por si do të ndikojë tek jetët tona “Toka e re”?

Bashkimi i dy planeteve përfaqëson dy energji të reja që do të funksionojnë për ne siç nuk bënin më parë. Detyra e njerëzve është të gjejnë balancën me dy energjive që na ofrohen pikërisht në 21 dhjetor.

Kjo ditë është perfekte për të medituar dhe për të kryer rituale të tjera spirituale. Duhet të jeni të hapur ndaj energjive që sjell ky 21 dhjetor dhe të lejoni intuitën t’ju udhëheqi. Sa më e lartë të jetë frekuenca e planeteve në kohën “që ndahen”, aq më shumë energji e mirë do të “çlirohet” për ne.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *