Influencuesja e njohur Chiara Ferragni është gjithnjë në qendër të vëmendjes. Së fundmi, ajo është hasur me disa komente jo të mira në rrjete sociale. Bukuroshja ka publikuar disa foto në Instagram, ku është shfaqur me të brendshme të kuqe.
Mirëpo, një sërë fyerjesh janë bërë për Chiara-n. Por ajo nuk e ka lënë me kaq. Chiara ka bërë një reagim në rrjetet sociale lidhur me komentet negative, e cila shkuan:
“A mund të jem e sinqertë? Rrallëherë mërzitem shumë nga komentet e urrejtësve. I shoh si absurde, të këqija, të papërshtatshme dhe të gjitha të tjerat, por pasi kam lexuar gjërat më të këqija për mua që kur kam një identitet online dhe isha ende minorene tani pothuajse jam mësuar me to. Por vitet e para ishin shumë të vështira dhe po të mos kisha një familje e miq që më mbështesnin, nuk do të kisha qenë në gjendje të mësoja të kujdesesha për të.”
“Është e drejtë që të gjithë mund të shprehin mendimin e tyre, liria e mendimit është e shenjtë por është shumë e ndryshme të thuash se përmbajtja nuk është sipas qejfit tënd ose t’i thuash një vajze ku*vë”.
“Po të kisha dëgjuar ata që më ofenduan (dhe kishte shumë madje 16 vjet më parë) do të kisha ndaluar së publikuari fotot e mia në moshën 18-vjeçare dhe nuk do të kisha arritur as një të njëqindtën e asaj që ka qenë suksesi dhe rruga ime”, shkroi Chiara.