Presidentja Vjosa Osmani dhe kryeministri Albin Kurti e kanë shkarkuar Inspektorin e Përgjithshëm të AKI-së, Burim Ramadanin.
Siç raporton Demokracia.com nga një burim brenda kabinetit të presidentes Osmani.
Ende nuk dihen arsyet e shkarkimit të Ramadanit.
Para se të emërohet në këtë pozitë, Ramadani ka qenë zëvendësministër i Mbrojtjes në qeverinë e udhëhequr nga Ramush Haradinaj, të cilin e ka edhe shef të partisë.
Ramadani ka qenë edhe kandidat i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës për deputetet, por që nuk ka marrë votat e mjaftueshme për të qenë pjesë e Kuvendit të Kosovës.
I njëjti gjatë periudhës 2011-2014 ka mbajtur pozitën e deputetit në Kuvendin e Kosovës.